Ndërlidhjet

BAGDAD


Bagdadi zyrtar do ndihmojë Turqinë në eleminimin e kërcënimit që vjen nga guerrilët kurdë të vendosur në veri të Irakut.
Ministri i jashtëm i Irakut, Hoshiar Zebari i bëri këto komente gjatë takimit me homologun e tij turk, Ali Babaxhani.
"Ne nuk do lejojmë ndonjë grup apo palë, përfshi Partinë Punëtore të Kurdistanit të helmojë marrëdhëniet dyplaëshe me Turqinë. Sigurova homologun tim turk se qeveria irakiane do ndihmojë tejkalimin e këtij kërcënimi", tha Zebiari.
Vizita e ministrit të jashtëm të Turqisë në Irak po zhvillohet në kohën kur Shtetet e Bashkuara dhe Britania po shtojnë përpjekjet diplomatike të bindin Turqinë të mos pushtojë veriun e Irakut.
XS
SM
MD
LG