Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka kërkuar nga i dërguari i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë Hercegovinë, Lajcak që të gjejë një kompromis me serbët e Bosnjës rreth planeve për të ndryshuar mënyrën e qeverisjes në këtë vend.
Tadic theksoi se sipas marrëveshjes së Dejtonit cdo ndryshim themelor i ligjeve duhet të ketë mirëkuptimin e tre grupeve etnike.
Deklarata e Tadicit vjen pas akuzave të kryeministrit të Serbisë, Koshtunica se Lajcak është pjesë e një konspiracioni më të gjerë antiserb në rajon.
Ambasadori amerikan në Bosnjë Hercegovinë, Charles English tha se do ketë "reagim të fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara nëse serbët vazhdojnë rrugën e konfrontimit".
XS
SM
MD
LG