Ndërlidhjet

SAN FRANCISCO


Një varg protestash janë mbajtur në disa qytete të Shteteve të Bashkuara, me kërkesë për dhënie fund luftës në Irak, dhe me thirrjen drejtuar Kongresit që të ndërpresë finansimin e luftës. Protestat me pjesëmarrjen e mijëra njerëzve u mbajtën në San Francisco, Los Angeles, Chicago, Nju Orleans, Nju Jork dhe Boston.
"Nuk dëshirojmë të shohim që paratë të shpenzohen për luftë", u tha gazetarëve një protestues në Nju Jork.
Protestuesit i kanë bërë thirrje presidentit George Bush që të marrë vendim për kthimin e trupave amerikane nga Iraku.
XS
SM
MD
LG