Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore, Mohamed el-Baradei tha se nuk ka prova që Irani në mënyrë aktive po ndërton armë bërthamore. El-Baradei i tha rrjetit CNN se ai "nuk ka pranuar asnjë informatë se aktualisht atje ka një program aktiv për armë bërthamore". Ai gjithashtu tha se bashkësia ndërkombëtare duhet t'i shmanget retorikës konfrontuese, dhe ambicjeve bërthamore të Iranit t'u qaset me diplomaci.
Të enjten, Uashingtoni shpalli sanksione ndaj më shumë se 20 kompanive, bankave dhe individëve iranianë, si dhe ndaj ministrisë së Mbrojtjes, me shpresë që të rritë presionin ndaj Teheranit që të ndalojë pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG