Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 30 kufoma me koka të prera janë gjetur në Baquba, në verilindje të Bagdadit. Zbulimi u bë disa orë pasi një sulmues vetëvrasës shkaktoi vdekjen e 30 policëve irakianë në veri të kryeqytetit.
Në zhvillime tjera, forcat irakiane formalisht e morën kontrollin në provincën e Qerbelasë, ku ndodhet njëri nga qytetet më të shenjta shiite. Kryeministri Nuri al-Maliki tha se nga mesi i dhjetorit, britanikët do ta dorëzojnë kontrollin edhe në qytetin jugor Basra.
Forcat e koalicionit kanë dorëzuar përgjegjësinë për sigurinë në 8 nga 18 provincat e Irakut.
XS
SM
MD
LG