Ndërlidhjet

SARAJEVË


Komunitetit ndërkombëtar i ka dhënë sot mbështetje të plotë reformave, të cilat kanë nxitur frikën te serbët, se ato mund të çojnë në shkrirjen e mini-shtetit të tyre brenda Bosnjës dhe Hercegovinës. Administratori ndërkombëtar, Miroslav Lajcak, ka propozuar rregulla të reja, të dizajnuara që t’i fuqizojnë aftësitë e Parlamentit qendror dhe të institucioneve tjera të Bosnjës. Në anën tjetër, zyrtarë të lartë rusë kanë shprehur brengosjen për shkak të, siç thonë, ngritjes së tensioneve në shtetet e Ballkanit, pas propozimit të reformave nga përfaqësuesi i OKB-së. “Reformat në Bosnjë duhet bërë me një konsensus të plotë e jo në këtë mënyrë”, ka thënë ndër të tjera zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Vlladimir Titov.
XS
SM
MD
LG