Ndërlidhjet

NOVI SAD


Ish kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës nuk do të shpallë pavarësinë më 10 dhjetor, por për këtë veprim do të presë "dakordimin e padyshimtë" të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
"Ky hap do të bëhet, por në kohë të duhur", ka thënë Rexhepi për të përditshmen "Dnevnik". Sipas tij, pavarësia nuk do të shpallet para konstituimit të parlamentit të ri dhe formimit të qeverisë së re.
Rexhepi ka thënë se shqiptarët e Kosovës nuk janë të gatshëm të pranojnë asgjë më pak se pavarësinë e mbikqyrur. Ai ka vlerësuar se në rast të shpalljes së pavarësisë, në Kosovë nuk do të ketë përplasje, sepse konflikti nuk u duhet as shqiptarëve dhe as serbëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG