Ndërlidhjet

STAMBOLL


Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki sot u zotua të punojë me vendet fqinje për të luftuar kërcënimet terroriste. Al Maliki tha se Iraku nuk duhet të shërbejë si bazë nga ku sulmohen vendet fqinje.
"Marrëdhëniet tona me Turqinë fqinje nuk do të dëmtohen nga kriza aktuale. Ne do të bashkëpunojmë që ta luftojmë terrorizmin, i cili ka si cak popullin, si në Irak dhe në Turqi", tha Al Maliki në konferencën për Irakun që po mbahet në Stamboll.
Në takim merr pjesë edhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, përfaqësues të 5 vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, si dhe të G 8-ës.
Turqia i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të ndërmarrin aksione kundër rebelëve kurdë në veri të Irakut. Rice ka premtuar ndihmën amerikane, por nga Turqia kërkoi të shfaqë vetëpërmbajtje dhe të mos fillojë operacione ushtarake brenda territorit irakian.
XS
SM
MD
LG