Ndërlidhjet

MOORE:"POLITIKA OBSTRUKCIONISTE E RUSISË NË BALLKAN"


Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirë

RADIO EVROPA E LIRË
Javën e kaluar udhëheqja e serbëve të Bosnjës u kërcënua se do të dalë nga qeveria. Sipas disa analistëve reagimi i ashpër ndaj vendimeve të Lajçakut dëshmoi se ekziston një rezistencë e fuqishme ndaj Bosnjës si shtet unik. Ata gëzuan mbështetjen e menjëhershme të kryeministrit serb Vojislav Koshtunica. A sinjalizojn këto zhvillime tensione të reja në Bosnjë, përkatësisht në Ballkan?

PATRICK MOORE
Fillimisht kjo rezistencë nuk është asgjë e re. Çdo gjë që shkon në drejtim të forcimit të qeverisë qendrore në Sarajevë me automatizëm kundërshtohet nga udhëheqja e serbëve të Bosnjës. Kësaj rradhe kemi të bëjmë me rezistencën ndaj reformës policore që e ka propozuar përfaqësuesi special Lajçak. Me këtë reformë synohet shkrirja e kufinjëve të brendshëm sa u përket kompetencave të policisë. Kjo është kundërshtuar ashpër nga liderët serb, sepse kjo sipas tyre minon sovranitetin e Republikës Serbe në Bosnjë dhe kontrollin e Banjallukës. Mos të harrojmë se emri i këtij entiteti është "Republika serbe" dhe si e tillë ajo është shumë e rëndësishme për vendimmarrësit. Prononcimet e tashme të Milorad Dodikut janë vetëm shembulli i fundit i rezistencës, sepse kjo është sjellja e rëndomtë e udhëheqjes serbe në Bosnjë. Risi është fakti që Dodik është takuar me Koshtunicën dhe rusët dhe obstrukcionizmi si rezultat i këtyre takimeve.


RADIO EVROPA E LIRË
Pohuat se lideri i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik ka takuar në Beograd kryeministrin serb Vojislav Koshtunica dhe zëvendësministrin rus të punëve të Jashtme Vladimir Titov. Pas këtij takimi retorika e Dodikut u bë shumë më e ashpër. A do të thotë kjo se faktori rus dëshiron kthim në Ballkan dhe cili mund të jetë synimi final i Moskës?

PATRICK MOORE
Dodik në mesin e tetorit ishte takuar me Lajçakun dhe çdo gjë dukej të ishte në rregull, por retorika e tij pas takimeve me Koshtunicën dhe Titovin sërish është ashpërsuar. Këtu çdo gjë është e qartë. Rusia nuk ka asgjë për të humbur nëse luan lojë obstruksioniste në Ballkan. Ata mund t'u vështirësojnë punët perendimorëve dhe të inaugurojnë një çerdhe ekonomike në Serbi dhe gjetiu. Në rastin e Ballkanit jemi dëshmitarë të një politike të vjetër të stilit sovjetik dhe obsruksioniste. Në gjithë këtë lojë Koshtunica dhe Dodik luajnë në kartën e votave të atyre që kanë mbajtur admirimin gati në përmasa religjioze për Rusinë. Por, çështje e madhe për Republikën serbe dhe Serbinë është fakti se në planin afatgjatë ata janë vënë në vënë në pozitën e atyre që luajnë bast. Çështja shtrohet nëse ata do të shfrytëzojnë këtë populizëm rusofilë që atyre mund t'u sjellë disa kontrata të mira biznesi me Rusinë, por duke injoruar dhe lënë anash aspiratat afatgjata të popullit të tyre për integrimet evropiane. Me këto veprime dhe qëndrime ata nuk do të mund të hyjnë në Bashkimin Evropian dhe nëse duan në NATO. Është e dhe një çështje tjetër – nuk e di si do ta shikojnë të ardhmen e tyre Koshtunica dhe Dodik si eksponentë të zgjërimit në Ballkan të federatës ruse. Ata duhet të shikjonë se si i trajton Putini guvernatorët e vet duke luajtur me ata si me figura shahu.

RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se tensionet e reja në Bosnjë kanë ndonjë ndërlidhje me statusin e Kosovës?

PATRICK MOORE
Është e ditur se tash sa muaj Dodik flet për ndërlidhjen e këtyre çështjeve dhe kjo logjikë shkon prapa deri në vitet 1998/99 dhe ndosha edhe më heret. Nga ana tjetër Rusia ka filluar të tregoi interesim për zhvillimet në Kosovë gjatë vitit të fundit. Ata i kanë bërë obstruksion planit të Ahtisarit. Por, zhvillimet e fundit në Bosnjë nuk janë të kushtëzuara nga Kosova, por nga Lajçaku dhe përpjekjet e tij për të çuar Bosnjën drejt Bashkimit Evropian. Kjo dhe reformat në polici kanë kushtëzuar zhvillimet e fundit në Bosnjë dhe jo Kosova.

Intervistoi: Melazim KOCI
XS
SM
MD
LG