Ndërlidhjet

UASHINTON


Presidenti amerikan, George Bush i ka premtuar më tepër ndihmë kryeministrit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në luftën kundër kryengritësve kurdë. Pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Bush e përshkruajti si organizatë terroriste Partinë Punëtore të Kurdistanit dhe tha se ajo është armik jo vetëm i Turqisë por edhe i Shteteve të Bashkuara. Zoti Bush e lavdëroi diplomacinë turke që arriti lirimin e tetë ushtarëve të Turiqsë, që mbaheshin nga rebelët kurdë.
- Si rezultat i udhëheqjes së mirë të kryeministrit, ushtarët e Turqisë janë liruar. E dijë se kjo ishte brengë e madhe e tij sepse ai vazhdimisht bisedonte me qeverinë tonë për të parë se a mund të punojmë së bashku që këta ushtarë të lirohen. Pra, kur punojmë së bashku, ne mund të arrijmë objektiva të rëndësishme", tha, mbrëmë vonë, presidenti Bush pas takimit me kryeminsitrin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
XS
SM
MD
LG