Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti francez, Nicolas Sarkozy e vazhdon vizitën e parë zyrtare në Shtetet e Bashkuara. Sot Sarkozy do të mbajë fjalim në Kongres dhe do të takohet me presidentin George Bush.
Mbrëmë, gjatë darkës në Shtëpinë e Bardhë, Sarkozy tha se Franca i ka lënë prapa dallimet me Shtetet e Bashkuara rreth luftës në Irak, ndërsa presidenti Bush u angazhua për bashkëpunimin e dy vendeve.
"Franca dhe Shtetet e Bashkuara mund të përballen me sfida të mëdha kur punojnë së bashku. Unë dhe ju e ndajmë përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, përmes të cilit, mund ta bëjmë botën vend më të mirë", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG