Ndërlidhjet

TBILISI


Gjeorgjia e ka thirrur për konsultime ambasadorin e sja në Rusi, ndërkohë që në Gjeorgji vazhduan protestat kundër presidentit, Mikheil Saakashvili. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Nino Kajaia i tha agjencisë Reuters se "ngjarjet që po ndodhin në Gjeorgji është e qartë se kanë lidhje me Rusinë".
Protestuesit e akuzojnë presidentin për keqmenaxhim të ekonomisë dhe korrupcion, ndërsa kërkojnë edhe dorëheqjen e tij. Sot forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe shufra gome për të shpërndarë protestuesit para ndërtesës së parlamentit.
XS
SM
MD
LG