Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti francez, Nicolas Sarkozy e ka përshëndetur miqësinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Francës në fjalimin që e mbajti në Kongres, i cili u përcoll me duartrokitje nga ligjvënësit amerikanë.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Sarkozy në Shtetet e Bashkuara që nga zgjedhja e tij në këtë post.
Udhëtimi i tij në Uashington synon t'i lërë mënjanë marrëdhëniet e tensionuara në kohën e paraardhësit të tij, Jacques Chirac, i cili publikisht u konfrontua me presidentin e Shteteve të Bashkuara rreth invazionit amerikan në Irak.
XS
SM
MD
LG