Ndërlidhjet

SHKUP


Gjendja e sigurisë në Malësinë e Tetovës është e qetë, ka njoftuar ministria e Brendshme në Shkup.
Zëdhënësi i ministrisë, Ivo Kotevski tha se aksioni i djeshëm 'Stuhia malore' ka qenë i koordinuar me forcat e KFOR-it në Kosovë. "Ne kërkuam mbështetje nga forcate KFOR-it që të izolohet grupi i armatosur, dhe gjatë tërë ditës kemi patur mbështetje të fuqishme nga forcat e KFOR-it në Kosovë", tha Kotevski.
Në aksionin e policisë maqedonase kundër personave të armatosur në fshatin Brodec u vranë të paktën gjashtë veta dhe 12 u arrestuan.
XS
SM
MD
LG