Ndërlidhjet

TEL AVIV


Zv/kryeministri i Izraelit Shaul Mofaz ka bërë thirrje që Mohamed ElBaradei të largohet nga posti i kreut të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.
Mofaz tha se ElBaradei po e mbyll njërin sy para ambicjeve bërthamore të Iranit. Vërejtjet e tij u bënë disa ditë para publikimit të raportit të ri të agjencisë lidhur me programin bërthamor iranian.
Irani i mohon akuzat e Perëndimit se zhvillon armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG