Ndërlidhjet

KRAFORD


Presidenti George Bush tha sot se presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf e dinë se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që ai ta përfundoj gjendjen e jashtëzakonshme dhe t'i mbajë zgjedhjet. Megjithatë, ai shtoi se Shteteve të Bashkuara i duhet bashkëpunimi i Pakistanit në luftën kundër al-Kaidës. Këto komente presidenti Bush i bëri në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel në Kraford të Teksasit. Agjencia AP raporton se në takimin Bush – Merkel u diskutua edhe për Afganistanin, Iranin, Rusinë, Kosovën e të tjera.
XS
SM
MD
LG