Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Lëvizja Vetevendosje ka kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Albin Kurtit, të cilit arresti shtëpiak i është vazhduar edhe për dy muaj të tjerë.
Në letrën e kësaj Lëvizje drejtuar shefit të UNMIK-ut, Joachim Ruecker dhe kryeministrit të Kosovës, Agim Ceku, thuhet se mbajtja në izolim e Kurtit është në kundërshtim me fjalën e lirë dhe në kundërshtim me demokracinë.
“Kërkojmë ta braktisni këtë sjellje dhe ta lironi Albinin, në të kundërtën ju do të jeni përgjegjës të drejtpërdrejtë për shkeljen gjithnjë e më të rëndë të të drejtave njerëzore dhe per tensionimet e pashmangshme në lidhje me këtë rast”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Këshilli Organizativ i Protestave kundër burgosjes së Albin Kurtit.
XS
SM
MD
LG