Ndërlidhjet

BERLIN


Gjermania dhe Franca kanë rënë dakord se një qasje e dyfishtë ndaj Iranit do të ishte më e përshtatshmja. Kjo qasje parasheh kërcënimin me sanksione të reja dhe vazhdimin e dialogut si rrugët më të mira për zgjidhjen e krizës mbi programet bërthamore të Teheranit.
Presidenti francez Sarkozy tha se gjasat për sanksione të reja po shtohen për shkak të mosbindjes së Iranit ndaj rregulloreve ndërkombëtare. I njëjti qëndrim është shprehur dhe nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.
"Ne ndajmë të njëjtin mendim se në kuadër të Kombeve të Bashkuara duhet të shohim mundësinë e sanksioneve shtesë nëse Irani nuk e ndryshon sjelljen. Duam të kemi Rusinë dhe Kinën në mënyrë që bashkësia ndërkombëtare t'ia bëjë të qartë Iranit se nuk mund t'i pranojë programet e tij bërthamore", tha Merkel.
Takimi i sotëm franko-gjerman, ishte i pari që nga ardhja e Sarkozisë në postin e presidentit të Francës.
XS
SM
MD
LG