Ndërlidhjet

VALENCIA-SPANJË


Ekspertët e Kombeve të Bashkuara për klimën po takohen në Valencia të Spanjës për të përmbyllur raportin e katërt dhe të fundit për këtë vit mbi ndryshimet klimatike.
Paneli ndërqeveritar për ndryshimet klimatike, një ndër bashkëfituesit e cmimit Nobel për paqe për vitin 2007 ka fajësuar aktivitetin e njeriut për ndryshimet klimatike.
Raporti i fundit synon të dëshmojë se sa shpejt po ngrohet Toka dhe pasojat për miliarda njerëz.
Raporti do rekomandojë dhe një numër masash që të mos lejohet ngritja e temperaturave në Tokë në nivele shkatërruese.
XS
SM
MD
LG