Ndërlidhjet

BRATISLAVË


Shefi i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Chris Patten, ka akuzuar Greqinë dhe Qipron, e pastaj edhe Sllovakinë, Spanjën, Italinë dhe Slloveninë, se nuk kanë plan alternativ për Kosovën, ndonëse kundërshtojnë njohjen e pavarësisë së saj. Në një artikull të botuar në shtypin sllovak, Patten ka thënë se me gjithë faktin se SHBA-të dhe 22 vende të BE-së janë të gatshme ta njohin pavarësinë e Kosovës, mosuniteti brenda Unionit mund ta shndërrojë Kosovën në vakuum të ri ndërkombëtar me emërtim të ri.
XS
SM
MD
LG