Ndërlidhjet

PRISHTINË


Menjëherë pas 10 dhjetorit ne do të marrim vendimin që ta bëjmë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, i ka deklaruar agjencisë franceze të lajmeve AFP, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi.
"Vendimi do të merret në koordinim me partnerët tanë. Ne kemi mbështetjen ndërkombëtare nga Uashingtoni dhe Brukseli", ka thënë ai.
"Nëse partia ime fiton në zgjedhje, qeveria të cilën do ta kryesoj unë do të jetë qeveri e stabilitetit, e bashkimit dhe qeveri shumëetnike", ka thënë Thaçi.
XS
SM
MD
LG