Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara thanë se do të dërgojnë dy diplomatë në Islamabad, për të ndikuar tek presidenti Pervez Musharraf që të heqë gjendjen e jashtëzakonshme në Pakistan. Nënsekretari i shtetit, John Negroponte do të jetë diplomati më i lartë amerikan që do të vizitojë Islamabadin, që kur vendi po përballet me një krizë të madhe.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey, tha se Negroponte do të inkurajojë Pakistanin që të ecë përpara në mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ashtu siç ka premtuar presidenti Musharraf.
XS
SM
MD
LG