Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf tha se pret që deri nga fundi i muajit të largohet nga kreu i ushtrisë dhe ta fillojë mandatin presidencial si civil. Musharraf planifikonte të largohet nga armata më 15 nëntor, kur atij dhe parlamentit u skadonte mandati. Por Musharraf tha sot se është detyruar ta shtyjë datën deri sa gjykata të vendosë për rizgjedhjen e tij.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara thanë se do dërgojnë dy diplomatë në Islamabad, për të ndikuar tek Musharraf që të heqë gjendjen e jashtëzakonshme. Nënsekretari i shtetit, John Negroponte do të jetë diplomati më i lartë amerikan që do të vizitojë Islamabadin, që kur vendi përballet me një krizë të madhe.
XS
SM
MD
LG