Ndërlidhjet

UASHINGTON


Propozimet rreth zgjidhjes së statusit të Kosovës, që i dërguari i BE-së, Wolfgang Ischinger, i paraqiti gjatë vizitës në Uashington, janë plotësisht konsistente me politikën e Shteteve të Bashkuara, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Sean McCormack.
- Nga perspektiva jonë, propozimet e tij, siç ai i ka përshkruajtur te ne në detaje të plota, janë plotësisht konsistente me politikën tonë, që e kemi theksuar dhe që presidenti Bush e ka kumtuar dhe sekretarja Rice poashtu e ka kumtuar. Pra, nga perspektiva jonë, idetë e tij janë absolutisht konsisente me politikën tonë, tha mbrëmë në një konferencë për shtyp, zëdhënësi McCormack.
Ai tha se propozimet ishin interesante, dhe shtoi se Ischinger do t'i hedhë ato në tavolinë për të parë se si do të priten. I pyetur rreth ndikimit të mundshëm të pavarësisë së Kosovës në unitetin politik të BE-së, McCormack ka thënë se kjo është çështje e brendshme e Bashkimit Evropian.
"Ne punojmë ngushtë me BE-në dhe mendoj se ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ka vizion të njëjtë se në çfarë drejtimi duhet të shkojë kjo çështje", ka thënë McCormack.
XS
SM
MD
LG