Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Zgjedhjet e përgjithshme në Pakistan do të mbahen më 8 janar, konfirmoi sot një zyrtar zgjedhor në këtë vend. Poashtu sot, autoritetet kanë liruar 3400 vetë, të arrestuar nën kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, të urdhëruar nga presidenti Musharraf. Gjatë fundjavës së kaluar, zëvendës sekretari amerikan i shtetit, John Negroponte kërkoi nga presidenti Musharraf që ta tërheq gjendjen e jashtëzakonshme, t'i vazhdojë bisedimet me forcat e moderuara politike dhe të tërhiqet nga posti i komandantit të armatës. Zoti Musharraf këmbëngulë se gjendja e jashtëzakonshme mund të tërhiqet atëherë kur të përmirësohet situata e sigurisë.
XS
SM
MD
LG