Ndërlidhjet

PARIS


Franca vazhdon të tronditet nga greva e transportuesve, e cila po kulmon me daljen në rrugë edhe të punëtorëve tjerë të sektorit publik. Qindra mijëra shërbyes civilë, përfshirë punëtorët e postës, mësuesit, kontrolluesit e trafikut ajror dhe stafin e spitaleve, u janë bashkuar sot këtyre të parëve, duke protestuar kështu kundër planeve për shkurtimin e vendeve të punës dhe pagave. Ministria e Financave ka bërë të ditur se greva po i kushton Francës 400 milionë euro në ditë.
XS
SM
MD
LG