Ndërlidhjet

BRUKSEL


Në Bruksel ka përfunduar pa rezultate konkrete raundi i sotëm i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Treshes ndërkombëtare. Pas takimit, zëdhënësi i Ekipit të Unitetit, Skënder Hyseni, deklaroi para mediave se pala kosovare do ta respektojë vullnetin e popullit për pavarësi, duke hedhur poshtë propozimin e Beogradit për modelin e Hong Kongut dhe ishujve Alande. Ndërkaq, Treshja ndërmjetësuese, përmes një komunikate, ka bërë të ditur se takimi i ardhshëm i palëve do të mbahet më 26 deri më 28 nëntor, në Baden të Austrisë.
XS
SM
MD
LG