Ndërlidhjet

MOSKË


I dërguari rus në Treshen ndërmjetësuese për statusin e Kosovës ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se jetojnë në një "pseudo-realitet", duke menduar se Kosova është de facto e pavarur. "Amerikanët besojnë se shkëputja e Kosovës nga Serbia tashmë ka ndodhur. Ne e shohim situatën nga këndvështrimi i ligjit ndërkombëtar dhe jo nga pseudo-realiteti", tha Aleksandar Botsan Harcenko për mediat ruse. "E thënë butë, kjo nuk e ndihmon dialogun serbo-shqiptar", tha përfaqësuesi rus në bisedimet për statusin. Botsan Harcenko përsëriti se pavarësia e Kosovës do krijonte paqëndrueshmëri në Ballkan dhe do shërbente si precedent për rajone të tjera të ngjashme.
XS
SM
MD
LG