Ndërlidhjet

SHKUP


Vëzhguesit e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian konstatuan se zgjedhjet parlamentare dhe lokale të 17 nëntorit janë realizuar sipas standardeve, ka thënë shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker. Në një fjalim në samitin e CEFTA-s, në Shkup, Ruecker tha se tani është me rëndësi t’i jepet hapësirë politike procesit historik, i cili përfundon më 10 dhjetor. "Nuk dua të spekuloj se çka do të ndodhë pas 10 dhjetorit, pasi kjo mund të kuptohet si vazhdim i procesit, i cili edhe më tej është në rrjedhë. Mendoj se zoti Thaçi dhe udhëheqësit politikë në Kosovë do të pajtohen që ky proces duhet të respektohet dhe të pranohet seriozisht", ka thënë ai. "Patjetër duhet të ketë përparim dhe ne duhet sa më shpejt të kemi zgjidhje të statusit. Të gjithë në BE e shohin këtë dhe kjo reflektohet në deklaratën e ministrave të Jashtëm, sipas të cilëve, status quo-ja është e papranueshme", ka thënë Ruecker. Shefi i UNMIK-ut është takuar edhe me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, me të cilin ka biseduar për zgjedhjet e fundit në Kosovë dhe për statusin e saj.
XS
SM
MD
LG