Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka akuzuar Perëndimin se ndërhyn në politikat e vendit të tij. Gjatë një tubimi parazgjedhor në Moskë, Putin tha se qeveritë e huaja i sponsorizojnë kundërshtarët e tij politikë për ta dobësuar Rusinë, në mënyrë që të mund t'i bëjnë "punët e pista". Komentet u bënë në prag të zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit. Putin është në krye të listës së partisë Rusia e Bashkuar, e cila prin në sondazhet e opinionit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG