Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia dhe Italia kanë nënshkruar marrëveshjen që parasheh krijimin e një kompanie të përbashkët për ndërtimin e gazsjellësit që do kalojë përmes Bullgarisë dhe do furnizojë Italinë. Marrëveshja u arrit mes presidentit rus Putin dhe kryeministrit italian Prodi.
Besohet se gazsjellësi në fjalë do furnizojë dhe pjesë të tjera të Evropës jugore. Ndërtimi i linjës në fjalë do fillojë në vitin 2008 – 2009 dhe vlera e tij llogaritet 15 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG