Ndërlidhjet

BRUKSEL


Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana, është angazhuar për një rend botëror më efikas multilataral, duke thënë se pa bashkëpunimin me Rusinë, Bashkimi Evropian nuk mundet plotësisht t'i zgjidhë çështjet e Kosovës, të Iranit dhe të Lindjes së Mesme.
"Pa bashkëpunimin me Rusinë, ne de facto nuk mundemi plotësisht ta zgjidhim çështjen e Kosovës apo konfliktin në Lindjen e Mesme. Ne duhet të veprojmë ashtu që t'i parashtrojmë parametrat dhe interesat e veçantë, por edhe duhet të përcaktojmë se cilat janë interesat e Bashkimit Evropian në raport me Rusinë", ka thënë Solana, në konferencën vjetore të Institutit për Studime të Sigurisë në Paris.
XS
SM
MD
LG