Ndërlidhjet

VARSHAVË


Kryeministri i ri polak Donald Tusk tha se qeveria e tij ka vendosur që në vitin 2008 t'i japë fund misionit ushtarak të Polonisë në Irak. Ai e bëri këtë njoftim në fjalimin e tij të parë në parlament si shef i qeverisë.
Tusk nuk caktoi ndonjë afat kofor për tërheqjen, por tha se 2008 është "viti kur do të fillojë dhe përfundojë tërheqja e trupave tona nga Iraku".
Polonia e mbështeti invazionin amerikan në Irak në vitin 2003 dhe ka 900 trupa në jug të vendit.
XS
SM
MD
LG