Ndërlidhjet

VJENË


"Shpejt pas 10 dhjetorit Kosova do të jetë e pavarur", ka thënë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi për të përditshmen austriake "Kurier". Thaçi, i cili pritet të jetë kandidat për kryeministër pas fitores së partisë që drejton në zgjedhjet e 17 nëntorit, megjithate ka shtuar se Prishtina "nuk do bëjë asgjë pa miratimin" e Shteteve të Bashkuara dhe mbështetësve evropianë.
I pyetur rreth pakicës serbe në Kosovë, Thaçi ka thënë se qeveria e tij "do të punojë shumë që t'u mundësojë serbëve që të mbeten në Kosovë". Ai ka nënvizuar se programi i qeverisë, ekonomia dhe zhvillimi duhet të jenë në të mirë të gjithë kosovarëve, jo vetëm të shqiptarëve. "Kosova duhet të jetë vend i gjithë qytetarëve të saj", ka thënë Thaçi.
XS
SM
MD
LG