Ndërlidhjet

JANJIÇ:"KOSOVA DO TË BËJË PROGRES DREJT PAVARËSISË"


Dushan JANJIÇ, Forumi për Marrëdhënje Etnike /Beograd/

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Janjich si e komentoni propozimin e fundit të Serbisë për statusin e Kosovës?

DUSHAN JANJIÇ
Mund të them se modeli i ishujve Oland ose Aland është i rëndësishëm për ata që nuk e paragjykojnë statusin e Kosovës. Ai nuk jep zgjidhje për statusin. Në fakt çfarë është formula në të cilën është aprovuar modeli? Rruga drejt pavarësisë dërgon nga autonomia. Kjo është formula fillestare e cila është e garantuar me marrëveshjen e fuqive të mëdha. Ajo ku mund të jetë i përdorshëm ky model është se brenda Finlandës janë të garantuar të drejtat e suedezëve deri në parashtet. Ky model mund të jetë mjaft i përdorshëm dhe ne e kemi shfrytëzuar në vitin 2003 si model për decentralizimin në Kosovë. Ky ka qenë një model që garanton decentralizimin që mund të jenë të kënaqura edhe bashkësitë etnike edhe pushteti lokal dhe kështu me radhë.

RADIO EVROPA E LIRË
Por, çfarë mund të na ndihmojë ky model në problemin e statusit të Kosovës?

DUSHAN JANJIÇ
Mendoj se nuk ndihmon shumë rreth statusit. Në përgjithësi kjo është një autonomi e zgjëruar. Por, ideja ka qenë që një ditë Olanda të pavarësohet. Pra ka fare pak tension në mes të Helsinkit dhe Mariehamnit. Kur Mariehamni është i pakënaqur me buxhetin, kërcënon me shkëputje. Çfarë është e rëndësishme te Olanda. Ka qenë një mundësi kjo në vitin 2001,2002, 2003 që pavarësisht statausit, paralelisht të flitetet për integrimin në Bashkimin Evropian, por tani ai nuk funksionon më.

RADIO EVROPA E LIRË
Kemi edhe një kërkesë për afatizim 20 vjeçar?

DUSHAN JANJIÇ
Mendoj se kjo kërkesë nuk do të thotë asgjë. Kjo mund të ketë një domethënie për Beogradin. Kjo është një e ashtuquajtur ngrirje e konfliktit. Por, dinamika në teren është e tillë që shqiptarëve duhet t'u ofrohet një termin që për ta është i pranueshëm. Ky është një problem edhe te dokumente i Ahtisaarit pasi që nuk parashikohet se deri kur do të zgjatë statusi tjetër. Kjo është një kërkesë e shqiptarëve. Pra ky është edhe një nga ofertat joreale për të ngrirë konfliktin.

RADIO EVRIOPA E LIRË
A është mirë që ky konflikt të ngrihet pasi që nëse shkon edhe 20 vite mund të kemi një luftë të re?

DUSHAN JANJIÇ
Tani është shumë vështirë të kemi një përgjigje. Pyetje është se çfarë do të bëhej në këtë periudhë. Është e sigurt se ngrirja e konfliktit në këtë fazë nuk u konvenon shqiptarëve dhe bashkësisë ndërombëtare. Kjo gjë nuk u lëverdisë as serbëve të Kosovës pasi që mendoj se gjatë kësaj kohe ata do të mund të shpërnguleshin. Por, a i lëverdisë kjo Serbisë dhe disa njerëzve që jetojnë nga shitja e rrymës? Po, u lëverdisë, për shkak të kontrabandimit. Shumë njerëz jetojnë nga kjo. Por, megjithatë a i lëverdisë shtetit të Serbisë për ketë askush nuk ka pyetur, askush nuk ka bërë analiza. Ka arsye pro dhe ka arsye kundër. Arsyeja pro konfliktit të ngrirë është se ju kur merrni pjesë në një konflikt të tillë jeni të rëndësishëm, juve u pranojnë, jeni pjesë e politikave ndërkombëtare dhe nëse ju dini të ndryshoni gjëra që të mos vije deri te konfliktet e armatosura jeni edhe të mirëpritur. Megjithatë, frikësohem se kjo situatë nuk është e tanishme. Kemi një minus me institucionet dhe dobësimin ekonomik të Serbisë dhe kjo kushton. Do të kishim rënie të pronave, probleme në kompani të ndryshme, në familje dhe probleme të tjera dhe konflikti i ngrirë kushton shumë.

RADIO EVROPA E LIRË
Dhe do të ishte një problem për Bashkimin Evropian pasi që do të kishim një konflikt brenda BE-së?

DUSHAN JANJIÇ
Absolutisht kjo nuk i levërdisë as bashkësisë ndërkombëtare pasi që do të kishim një konflikt të hapur që mund të eskaloj, pastaj kjo kushton. E ku është ajo që duhet siguruar përmes donacioneve që të mos kishim një eksplodim social, pakënaqësi të të papunëve, të varfërve dhe kjo kushton.

RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë prisni që të ndodh këtyre ditëve të fundit, deri në fund të afatit?

DUSHAN JANJIÇ
Mendoj se deri me 10 do të kryhen këto konsultime. Natyrisht me 10 treshja do të dërgoj një raport teknik ku do të thuhet sa takime ka pasur, ku janë pikat e përbashkëta... Më pas do të kemi konsultime se si më tutje. A të sjellet menjëherë një vendim në këshillin e Sigurimit ose mbase Grupi i Kontaktit do të sjellë një rezolutë që unë e quaj teknike, e cila do ti jep mandat Bashkimit Evropian për të marr punën e UNMIK-ut. Kjo nuk do të emërtohet dhe mund të mbetet 1244 dhe kjo flet për prezencën civile. Por, ajo ushtarake do të mbetej të diskutohej në mes të NATO-së dhe Rusisë. Por, për ketë presidenti Putin tashmë është deklaruar. Këtu mbetet kjo pyetja e tretë: është e mundur një konferencë ndërkombëtare në prill apo maj që të verifikojë këtë status si një lloj pavarësie të kushtëzuar ose është e mundur edhe një prani tjetër që të merren vesh që e tëra të lihet në institucionet e Kosovës, të aprovohet Kushtetuta në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe më pas të shkoj ajo njohja e heshtur dhe pranimi në institucione.

RADIO EVROPA E LIRË
Do me thënë që tani mund të themi se e kemi fundin e bisedimeve?

DUSHAN JANJIÇ
Kemi fundin e bisedimeve për atë që unë e quaj standardet dhe pas kësaj faze, sipas meje, Kosova do të jetë edhe më e larguar nga Beogradi. Por, nuk do të jetë plotësisht e pavarur. Formulimi më i guximshëm është Kosova do të bëj progres në rrugën e saj drejt pavarësisë.

Intervistoi: Idriz SEFERI
XS
SM
MD
LG