Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ish i dërguari amerikan për Ballkanin, Richard Holbrooke ka vlerësuar se SBHA-të dhe shumica e vendeve të BE-së, shpejtë pas 10 dhjetorit do ta njohin pavarësinë e Kosovës, por jo edhe Rusia. "Treshja më 10 dhjetor do të raportojë në OKB-së se nuk ka arritur sukses. Disa javë më vonë, qeveria e Kosovës do ta shpallë pavarësinë", shkruan zoti Holbrooke në të përditshmen Washington Post. Sipas tij, projekti më i madh 8 vjeçar i OKB-së do të përfundojë me tensione të larta dhe me kërcënim që dhuna të shpërthejë edhe në Bosnjë. (Më gjërësisht në rubrikën Pasqyra).
XS
SM
MD
LG