Ndërlidhjet

VJENË


Në Baden afër Vjenës sot u mbajt takimi i përbashkët i delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Treshes së Grupit të Kontaktit.
Para takimit, përfaqësuesi i Rusisë në Treshen ndërmjetësuese, Aleksandr Botsan Kharchenko deklaroi se do të duhen argumente të forta për vazhdimin e bisedimeve pas 10 dhjetorit.
"Ne do të insistojmë për vazhdimin e bisedimeve pas 10 dhjetorit. Por neve na duhen argumente të forta për ta bërë këtë", tha Kharchenko, për të shtuar se është herët të flitet për epilogun e bisedimeve.
Pasdite, delegacionet do të kenë takime të ndara me Treshen Ischinger, Wiesner dhe Kharchenko.
Burime nga presidenca e Serbisë thanë se delegacioni serb i ka ofruar delegacionit të Prishtinës modelin e vetëqeverisjes së Kosovës, por pala kosovare e ka refuzuar propozimin.
As dje nuk pati ndonjë ndryshim qëndrimesh të palëve. Beogradi e ka sqaruar propozimin për autonomi substanciale, ndërsa Prishtina ka paraqitur vizionin e saj për partneritetin e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë.
Ischinger tha dje se takimi është "mundësia e fundit për të arritur një kompromis", dhe shtoi se nuk do të ketë bisedime tjera pas 10 dhjetorit.
Takimi në Baden është i fundit që do të mbahet deri më 10 dhjetor, kur Treshja duhet t'i raportojë sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.
XS
SM
MD
LG