Ndërlidhjet

RAWALPINDI


Presidenti i Pakistanit Pervez Musharraf sot u largua nga kreu i armatës. Në një ceremoni në Rawalpindi afër Islamabadit, Musharraf ia dorëzoi komandën trashëgimtarit që e zgjodhi vetë, ish kreut të shërbimit të kundërzbulimit, gjeneral Ashfaq Kiyani.
"Pasi e mbajta veshur për 40 vjet, tash i them lamtumirë uniformës. Armata është jeta ime, kjo ushtri është pasioni im", tha Musharraf. Hapi i tij pasoi tetë vitet e sundimit ushtarak, dhe u ndërmorr një ditë para se të bëjë betimin si president i vendit.
Musharraf, i cili erdhi në pushtet me grusht shtet në vitin 1999, ka qenë objekt i kritikave nga bota dhe vendi për rolin e tij ushtarak dhe për gjendjen e jashtëzakonshme që e shpalli në fillim të nëntorit.
XS
SM
MD
LG