Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Presidenti Pervez Musharraf sot është tërhequr nga posti i komandantit të ushtrisë së Pakistanit. Në një ceremoni ushtarake në Rawalpindi, afër Islamabadit, zoti Musharraf ia dorëzoi komandën gjeneralit Ashfaq Kiyami, të cilin e ka zgjedhur vetë. Ish kryeministrja e Pakistanit, Benazir Bhutto, që është liderja kryesore opozitare, e mirëpriti këtë zhvillim. Presidenti Pervez Musharraf ishte nën presion ndërkombëtar dhe vendor që të tërhiqet nga posti i tij ushtarak.
XS
SM
MD
LG