Ndërlidhjet

UASHINGTON


Pasiguria rreth statusit të ardhshëm të Kosovës mund të cojë drejt paqëndrueshmërisë dhe mund të nxisë dhunën në Ballkan, tha kreu i opozitës konservatore britanike, David Cameron në Institutin Brookings në Uashington.
"Në Ballkan po ngjizet një krizë dhe ne duhet të veprojmë tani për ta penguar një gjë të tillë", tha Kameroon i cili ka mbështetur kërkesën amerikane për pavarësinë e Kosovës.
Ai shtoi se vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara nevojitet të jenë të vendosura ndaj Serbisë. Cameron tërhoqi vëmendjen se Serbia nuk duhet të lejohet të nxisë trazira në pjesë të tjera të Ballkanit për të zhvleftësuar aspirtatën e Kosovës për pavarësi.
Cameron u takua në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Bush.
XS
SM
MD
LG