Ndërlidhjet

GRGIQ:"PERENDIMI NUK DO TË KETË QËNDRIM UNIK RRETH KOSOVËS"


Borut GRGIQ, Instituti për Studime Strategjike /Lubjanë/

RADIO EVROPA E LIRË
Si i shihni zhvillimet në Ballkan pas dështimit të bisedimeve për statusin e Kosovës?

BORUT GRGIQ
Mendoj se tash kemi të bëjmë me shumë çështje duke përfshirë statusin e Kosovës dhe statusin e ardhshëm të Serbisë në Bashkimin Evropian. Dështimi i bisedimeve mund të reflektohet edhe në zhvillimet në Maqedoni dhe Bosnjë e Hercegovinë. Thënë shkurt pamja është shumë e paqartë, sepse çfardo krize eventuale mund të ndalë reformat. Mund të komplikohet edhe aspekti i sigurisë, të ketë tensione, ndërsa nuk duhet përjashtuar as dhunën.

RADIO EVROPA E LIRË
Cili është roli i Rusisë në gjitha këto zvillime?

BORUT GRGIQ
Rusia është duke përfituar nga pozita e tashme globale. Ajo do të vazhdoj të ketë qëndrim të ashpër ndaj Perendimit dhe mbetet çështje e hapur se cilat mjete do t'i shfrytëzojn Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kur bëhet fjalë për Kosovën. Brukseli mund të dërgoj misionin e vet në Kosovë edhe pa vendim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe ata pikërisht këtë do ta bëjnë. Nuk besoj në mundësinë e një rezolute të re në Këshillin e Sigurimit dhe rrjedhimisht kjo mund të shkaktoj konfuzion rreth statusit. Megjithate nuk besoj se Rusia mund të bëjë diç më tepër se ç'ka bërë deri më tash. Nën presionin e Rusisë është edhe misioni i OSBE-së në Kosovë, por nëse atje shkon një mision i fuqishëm i Bashkimit Evropian, ai mund të bëjë edhe punët e OSBE-së, nëse kjo do të detyrohet të mbyllet.

RADIO EVROPA E LIRË
Si e shihni pozicionimin e faktorëve të ndryshëm ndërkombëtar në raport me statusin e Kosovës?

BORUT GRGIQ
Nuk besoj se Perendimi do të ketë qëndrim unik rreth kësaj çështje. Megjithate shumica brenda Bashkimit Evropian do të marrin qëndrim të unik. Pas 10 dhjetorit më nuk do të bisedohet për ose kundër pavarësisë. Pavarësia nuk ka alternativë.

RADIO EVROPA E LIRË
Sllovenia nga 1 janari i vitit 2008 kryeson Bashkimin Evropian. A do të jetë Lubjana në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian që do të njohin pavarësinë e Kosovës?

BORUT GRGIQ
Çështja shtrohet nëse Sllovenia do të shfrytëzoj njohuritë që i ka për Ballkanin dhe praninë rajonale në drejtim të ndihmës për Serbinë, pasi që Kosova të ketë fituar pavarësinë. Nuk është e rëndësishme nëse Sllovenia do të njohë ose jo pavarësinë, por e rëndësishme është se çfarë do të bëjë Sllovenia për të ruajtur kohezionin e Bashkimit Evropian rreth çështjes së Kosovës dhe gjithsesi nëse do të arrijë të ndërtojë urat ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe Serbisë e Bashkimit Evropian.

RADIO EVROPA E LIRË
Si mund të ndikoj zgjidhja e statusit të Kosovës në trekëndshin Kosovë – Serbi – Maqedoni dhe a ka rrezik nga dhuna?

BORUT GRGIQ
Ekziston rreziku i dhunës sporadike që mund të shkaktohet nga grupet që mund të konsiderojn se kanë humbur pa ose me zgjidhjen e statusit. Kam parasysh grupet e organizuara kriminale dhe të tjera që kanë përfitime nga mos zgjidhja e statusit të Kosovës. Mbase do të ketë dhunë të shkaktuar nga paramilitarët dhe grupet kriminale që mjerisht ekzistojn.

Intervistoi: M. RAKELA
XS
SM
MD
LG