Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i Mbrojtjes Dragan Shutanovac tha se në rast të shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, ushtria serbe nuk do të ndërmarrë asnjë hap që do të ishte në kundërshtim me vendimet e kreut shtetëror.
Shutanovac i ka deklaruar shtypit gjerman se Serbia do të vazhdojë bashkëpunimin me KFOR-in, madje edhe në rast se vendet, të cilat i kanë trupat e tyre në Kosovë, do ta njihnin shtetësinë e Kosovës.
Shutanovac ka shtuar se "pavarësia e Kosovës do të shkaktonte efektin domino në mbarë botën".
XS
SM
MD
LG