Ndërlidhjet

PRISHTINË/BEOGRAD


Treshja ndërkombëtare në bisedimet për statusin e Kosovës, u takua në Prishtinë dhe Beograd me zyrtarët më të lartë të Kosovës dhe të Serbisë.
Në Prishtinë, përfaqesuesit e Treshes i dorëzuan Ekipit Negociator kosovar raportin preliminar lidhur me përmbajtjen e negociatave, raport ky i cili me 10 dhjetor, do t’i procedohet Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara.
Presidenti Fatmir Sejdiu tha se për Prishtinen, negociatat kanë përfunduar dhe falënderoi Treshen për kontributin e dhënë.
Më herët në Beograd, i dërguari i BE-së Wolfgang Ischinger tha se "treshja i shqyrtoi të gjitha opcionet e mundshme të arsyeshme dhe gjitha propozimet e të dy palëve.
I dërguari rus Kharchenko tha se fjalën e fundit për Kosovën duhet ta ketë Këshilli i Sigurimit, ndërsa i dërguari amerikan Wisner tha se do të varet nga qeveritë si do të vazhdojnë pasi raporti t'i prezantohet Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor. "Mandati ynë përfundon këtu, por çështja e statusit final të Kosovës nuk përfundon me raportin, ajo është në duar të qeverive. Pozicionet e qeverive tona janë artikuluar gjetkë. Këtu nuk ka kurrfarë befasie", tha Frank Wisner.
(Më gjërësisht në rubrikën Aktuale).
XS
SM
MD
LG