Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Dy udhëheqësit kryesorë të opozitës në Pakistan kanë bërë të ditur se do t'i dërgojnë qeverisë një listë me kërkesa që duhen përmbushur. Në të kundërt opozita kërcënon me mospjesëmarrje në zgjedhjet e përgjithshme që do mbahen në janar.
Benazir Bhutto dhe Navaz Sharif e bën deklaratën pak pas bërjes publike nga Komisioni Qëndror Zgjedhor se Sharif nuk do mund të kandidojë për shkak të veprave penale në të shkuarën.
Presidenti Pervez Musharaf, i cili javën e kaluar hoqi dorë nga postet ushtarake premtoi heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme më 16 dhjetor dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
XS
SM
MD
LG