Ndërlidhjet

BEOGRAD


46 vjeçarja Shyhrete Berisha sot u paraqit në një gjykatë të Serbisë për krime lufte për të deshmuar se si policët e Serbisë ia vranë burrin dhe katër fëmijë, përfshirë këtu edhe një foshnjë 22 muajshe.
''Ata i vranë të gjithë'', tha Shyhrete Berisha dhe shtoi se ''ata nuk i kursyen as fëmijët''.
Zonja Berisha ishte në mesin e tre shqiptarëve të Kosovës që i shpëtuan masakrës në Suhareke. ku trupat serbe akuzohen se kanë ekzekutuar 48 anëtarë të familjes Berisha.
''Shyhrete Berisha në gjyq u tha të të akuzuarve se ''ju e dini se përse e keni vrarë familjen time. Une poashtu jam e vdekur por une jetoj që të them të vërtetën''.
XS
SM
MD
LG