Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Tom Casey tha se rruga më e mirë për të ecur përpara është zbatimi i planit të Ahtisarit për pavarësinë e Kosovës. "Besojmë se rruga më e përshtatshme të ecet përpara pas dështimit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Treshja, është zbatimi i planit të Ahtisarit përfshirë pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës", ka thënë Casey.
Ai e përsëriti mirënjohjen për premtimin e kosovarëve dhe qeverisë së Serbisë që do të përmbahen nga dhuna. "E dimë që këto janë çështje të shoqëruara me shumë vështirësi dhe me shumë emocione, por dëshiroj të theksoj se është e qartë cili do jetë fundi i procesit", tha Casey.
XS
SM
MD
LG