Ndërlidhjet

NJU JORK


Presidenti i sapozgjedhur i Sllovenisë, vend që do të kryesojë BE-në në janar 2008, tha se vendi i tij mund të punojë në mënyrë efikase me Shtetet e Bashkuara për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës. "Sllovenia ka përvojë të gjatë komunikimi me Shtetet e Bashkuara rreth çështjes së Kosovës", tha Danilo Turk.
Gjatë një vizite në Kombet e Bashkuara, Turk tha se Bashkimi Evropian duhet të ushtrojë presion ndaj Serbisë për dërgimin e Ratko Mlladiçit në Hagë.
"Nuk mund të ketë kompromis në këtë çështje. Mlladiç duhet të arrestohet dhe t'i dorëzohet Gjykatës për ish Jugosllavinë", tha Turk për agjencinë AP.
XS
SM
MD
LG