Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kosova do të bëhet e pavarur në maj, 2008 nëse SHBA-të dhe vendet kryesore të BE-së do ta mbështesin vendosmërisht, thuhet në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave.
"Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, do të duhej që megjithë kundërshtimet e Serbisë dhe Rusisë, menjëherë të fillojnë zbatimin e planit për të orkestruar tranzicionin paqësor që do të kulminonte me pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës në maj, 2008". Sipas GNK, "në takimin e shefave të shteteve dhe të qeverive në 14 dhjetor, Bashkimi Evropian duhet zyrtarisht të thotë se negociatat Kosovë-Serbi i konsideron të përfunduara, dhe se është i gatshëm të vendosë misionin në Kosovë".
Raporti thotë se SHBA, Britania e Madhe dhe Franca duhet të punojnë shumë në Nju Jork, madje të jenë të gatshme për dëmtim të marrëdhënieve me Rusinë. "Kjo do t'i mundësonte qeverisë së Kosovës që në janar të bëjë publik qëllimin për shpalljen e pavarësisë në bazë të planit të Ahtisaarit në muajin maj", pohon GNK. "Perëndimi duhet të vazhdojë me trysnitë dhe stimulet ndaj Serbisë që ajo të pranojë realitetin. Pranimi i realitetit do të marrë kohë", thotë Grupi Ndërkombëtar i Krizave me seli në Bruksel.
XS
SM
MD
LG