Ndërlidhjet

BAGDAD


Në Irak mund të arrihet stabiliteti dhe demokracia tha Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates gjatë një vizite të paparalajëruar në Bagdad. Ai i bëri këto komente dje pas takimit me kryeministrin, Nuri al-Maliki.
"Më shumë se kurdoherë, besoj se është shumë afër qëllimi për një Irak të sigurtë, stabil dhe demokratik. Duhet të kemi durim, por edhe duhet të jemi të vendosur në dëshirën tonë që irakianët të gëzojnë paqen dhe prosperitetin", tha Gates.
Pak pas fjalimit të tij, një automjet bombë shpërtheu në një paralagje shiite në Bagdad, duke lënë 14 të vrarë dhe rreth 30 të plagosur.
XS
SM
MD
LG