Ndërlidhjet

VJENË


"Kosova do bëhet e pavarur në tremujorin e parë të vitit tjetër", tha zëvendës i dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Albert Rohan.
"Pavarësia e Kosovës është e pamënjanueshme dhe shtetësia mbetet i vetmi opcion realist për Kosovën", theksoi Rohan
"Askush nuk mund ta parandalojë pavarësinë e Kosovës, por shtyrjet vetëm do ta destabilizonin rrezikshëm situatën", tha diplomati austriak për të përditshmen vjeneze Die Presse.
"Cdo zë në Bashkimin Evropian që flet në mbështetje të zgjidhjeve jorealiste apo kërkon shtyrjen e marrjes së vendimit vetëm sa forcon kundërshtimin e Serbisë dhe qëndrimin e Rusisë" tha Rohan.
XS
SM
MD
LG